Khoe Kardashian iu vjen në ndihmë të gjithë atyre që duan të rregullojnë hundën pa operacione…

Showbiz

khloe hunda

Kur bëhet fjalë për familjen Kardashian dhe vëren një ndryshim në fotot e postuara në rrjetet sociale, mendimi i parë që të vjen në mendje është se kjo qenka ndërhyrja estetike e rradhës që kanë realizuar. Disa orë më parë, nëna e True Thompson, Khloe Kardashian ndau në rrjetet sociale dy foto pranë shtëpisë së saj në Los Angeles, ku shfaqej tejet e kuruar. Ndryshe nga herët e tjera, fansave u ka bërë përshtypje hunda e vogël e yllit të “Keeping Up With The Kardashians” dhe aluduan se Khloe ka bërë operacion hundën, ndaj duket aq bukur!

khloe kontur
Mirëpo nuk qenka aspak e vërtetë, pasi me disa truke make up-i, Khloe ka arritur të duket aq bukur! “Një ditë mendoj se do të bëj ndërhyrje në hundë sepse është diçka për të cilën e mendoj çdo ditë. Po jam shumë shumë e frikësuar. Ndaj tani për tani, gjithçka që do të realizoj është vetëm kontur” – komentoi Khloe Kardashian, duke hedhur poshtë thashethemet se ka bërë ndërhyrje estetike.