Kim Kardashian fitoi 5 milion dollarë brenda 5 minutash!

Showbiz

kim kimoji
Ditën e djeshme, Kim lançoi parfumet e saj të reja. Kimoji Peach, Kimoji Cherry dhe Kimoji Vibes, janë emrat e tre fragrancave të reja të prezantuara prej saj. Brenda vetëm 5 minutash pas daljes së tyre në treg, Kim fitoi plot 5 milionë dollarë. Parfumet kushtojnë nga 45 dollarë secili dhe për reklamimin e tyre nuk është shpenzuar asnjë dollar. Pra, jo vetëm që Kim ka kursyer në marketing, por praktikisht çdo shitje është direkt fitim i pastër për të.

kim parfume

Megjithatë, ky sukses është shoqëruar edhe nga një problem jo aq i vogël. Kompania Vibes Media, e ka paditur Kim pasi logoja e parfumit të saj Kimoji Vibes, është e ngjashme me logon e kompanisë. Kështu që Kim, do detyrohet të paguajë një dëmshpërblim për të drejtën e markës ndaj kompanisë, nëse gjykata i jep të drejtë palës tjetër. Gjithashtu kompania kërkoi urdhër ndalimi për shitjen e mëtejshme të parfumit, si edhe shkatërrimin e të gjitha shisheve të pashitura.

kim vibes