Kim Kardashian, flet për skandalin e tradhtisë ndaj Khloe…

Showbiz

kim khloe132
Ditën e djeshme, Kim ishte e ftuar tek Ellen DeGeneres, ku ndër të tjera u pyet edhe për situatën e krijuar së fundmi nga partneri i motrës së saj, Khloe. Ai e tradhëtoi atë, vetëm pak ditë përpara se të lindte fëmija i tyre i parë, ndërkohë që Khloe ishte zhvendosur në qytetin e tij për të nisur kështu jetën e re si një familje. Kim e pati pak të vështirë të përgjigjej rreth kësaj dhe u tregua mjaft e matur.

kim ellen
“Nuk e di si ta përshkruaj ndryshe këtë përveçse të them që është shumë e komplikuar. Ne u përpoqëm gjithë kohës të mbështesim Khloe. Akoma po e bëjmë këtë gjë. Nga ana tjetër ajo është e fortë dhe po bën më të mirën e mundshme. Është një situatë shumë e trishtë. Por, kam vendosur një rregull.Nëse në mes të gjithë kësaj përfshihet një bebe, unë nuk do flas. Do ta marr me qetësi dhe nuk do të flas keq për prindërit. Fëmija do të rritet një ditë dhe do e shikojë këtë gjë, nuk dua që të dëgjojë gjëra negative për ta.”