Spice Girls, bashkohen për eventin më prestigjioz të vitit!

Showbiz

spice6
Ky vit, është i gjithi i fokusuar tek dasma mbretërore. Çdo detaj i Princ Harry apo Meghan Markle gjatë pregatitjeve të tyre, tërheq vëmendjen e mbarë botës. Që nga momenti i fejesës, e deri më tani, çifti janë shoqëruar me shumë polemika. Megjithatë, ceremonisë së tyre martesore, sapo iu shtua një tjetër detaj i veçantë.

spice3
Një nga anëtaret e Spice Girls, ka treguar se kishte marrë një ftesë për në dasmën mbretërore. Më pas zbuloi që ftesa ishte për të gjitha vajzat e grupit.

spice2

E ngacmuar nga gazetarët, ajo ka rrëfyer se do të performojnë në dasmën mbretërore dhe se kjo gjë duhej të mbetej e fshehtë. Edhe pse Mel B mund të jetë futur në telashe pasi zbuloi këtë sekret, ne jemi mëse të lumtu që ajo sapo na konfirmoi një ribashkim të shumë pritur të këtij grupi.

spiceee