Kim Kardashian: Ja e vërteta për ndërhyrjen në fundshpinë

Showbiz

 

geegeg

Kim Kardashian është bërë e famshme për fundshpinën e saj, e jo vetëm. Përpos saj, edhe anëtaret e tjera të familjes shquhen për një sërë ndërhyrjesh, të cilat disa prej tyre i kanë bërë publike.

Por më në fund, bukuroshja Kim ka pranuar për ndërhyrjen tek fundshpina e saj, duke shuar zërat që qarkullonin prej kohësh.

“Kam injektuar kortizon në të pasme, për të më ndihmuar kundër mykut të lëkurës dhe ketë e kam bërë me ndihmën e fqinjit tim, që është një dermatolog”, pohoi ajo në një video “live stream” në faqen e vete zyrtare.

“Në një foto të shkrepur në Majemi me një fustan ngjyrë blu ku duket shenja e injektimit të kortizonit”, ka thënë më tej ajo.