Kim Kardashian nuk guxon të flejë! Shtëpia e saj është “pushtuar” nga merimangat gjigande sepse…

Showbiz

Këtë javë Kim Kardashian ndau me ndjekësit e saj në Youtube, pamjet nga brenda shtëpisë së saj madhështore në Calabasas, gjë që për ne ishte një mësim se si gjysma tjetër e botës jeton.
Por mesa duket, çmimi që duhet të paguajë për të pasur një vilë të tillë është që të jetojë së bashku me disa merimanga gjigande, që emrin shkencor e kanë tarantula dhe ju me siguri i keni parë vetëm në programet për fëmijë si Kids dhe Tring Tring.
Mbrëmjen e shkuar, Kim postoi në story-t e Instagramit fotot e insekteve gjigande që endeshin në bodrumin e saj. E gjitha filloi në momentin që ajo shkoi në garazh për të marrë një kuti, por brenda saj pa një tarantula, që është literalisht gjëja e fundit që do të shohësh kur hap një pako.


Pastaj postoi dhe një foto të zmadhuar të një merimange tjetër, me mbishkrimin: “Nuk do fle sonte pasi pashë këtë në garazhin tim.”
Dhe pikërisht kur të gjithë menduan që gjithçka mbaroi, Kim postoi dhe një tjetër story, me një tjetër merimangë sigurisht, ku shkroi: “Pra janë 3 tarantula. Mesa duket është sezoni i çiftëzimit”.


E kujt ja merrte mendja që kishte të drejtë, sepse mesa duket, sezoni i çiftëzimit për këto lloje merimangash nis tani dhe përfundon në fund të tetorit. Kështu që kjo është dhe arsyeja pse shtëpia në Calabasas e Kim Kardashian është e mbushur me merimanga!