Kitara e Kurt Cobain shitet për një çmim rekord në histori

Showbiz

Kitara e vokalistit të ndjerë të Nirvana-s, Kurt Cobain, u shit për një shifër rekord prej 6 milionë dollarë në një ankand.

Kitara retro Martin D-18E e vitit 1959 u përdor nga Cobain gjatë performancës akustike në MTV në vitin 1993. Shifra prej 6 milionë dollarë është më e shtrenjta në historinë e kitarave, sipas shtëpisë së ankandeve Julien’s Auctions.

Thyhet rekordi në ankand: Kitara e Kurt Cobain, më e shtrenjta në

Ofertat nisën me 1 milion dollarë. Kitara u ble nga themeluesi i Rode Microphones, Peter Freedman. Freedman e përshkroi atë si “një mundësi që vjen një herë në jetë”.