Kıvanç Tatlıtuğ, aktori që kthen pasionet në fitime marramendëse!

Showbiz

Kıvanç Tatlıtu, një tjetër aktor i cili po përgatitet të bëhet baba për herë të parë, po i gëzohet gjithashtu edhe sukseseve të vazhdueshme profesionale. Aktori, së fundmi ka nënshkruar një marrëveshje të re reklamash. I njohur edhe për pasionin e tij për automobilat, hobi i aktorit ka tërhequr së fundmi vëmendjen e një marke me famë botërore. Ai, marrëveshjen më të re e bëri pikërisht me një kompani automobilash për reklamat dixhitale dhe shumë shpejt do të shfaqet para kamerës për realizimin e saj. U mësua se ai do të shpërblehet nga kompania me një nga shifrat më të mëdha, në rradhën e bashkëpunimeve të shumta që ka realizuar në ‘botën e reklamave’. Aktori i famshëm aktualisht ndodhet në Bodrum me bashkëshorten e tij Başak Dizer, e cila prej është tre muajsh e gjysmë shijon shtatëzëninë e saj të parë.