Bëri lëmsh gjithë mediat, Kylie Jenner më në fund jep lajmin e shumëpritur

Showbiz

kyliejenner323

Gjatë gjithë kësaj kohe, Kylie Jenner ka bërë konfuz të gjithë rreth shtatzanisë së saj. Pavarësisht se paparacët janë munduar të kapin momente për të vërtetuar këtë shtatzani, në asnjë moment nuk ja kanë dalë dot mbanë. Rreth kësaj teme, nga familja Kardashian-Jenner pati një heshtje mediatike. Askush nuk e pohonte apo mohonte këtë fakt.

Por, surpriza e bukur ka ardhur nga vetë 20 vjeçarja. Ajo ka treguar se tashmë është bërë nënë dhe ka sjellë në jetë një vajzë. Konkretisht, në datën 1 Shkurt. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Kylie ka shpjeguar arsyet përse nuk donte ta bënte publike shtatzaninë e saj dhe ka ndarë lumturinë e madhe me të gjithë fansat. Ajo, gjithashtu, ka ndarë një video, tek e cila tregohet periudha e shtatzanisë së saj.

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on