Parashikimi i letrave tarot për muajin shkurt/ 6 shenjat e para të zodiakut

Kuriozitete

tarotshkurt

DASHI
Keni shumë plane dhe ide por nuk jeni plotësisht të sigurt se si të vendosni në zbatim. Për fat të keq, njerëzit që normalisht do t’ju ndihmonin dhe do t’ju gjendeshin pranë, nuk janë për momentin pranë jush. Nëse këtë periudhë jeni vetëm , letra juaj tarot se gjatë muajit shkurt ju do të njihni shpirtin tuaj binjakë.

DEMI
Këtë muaj ka ardhur koha që ju të përballeni me frikën tuaj. Po shpenzoni shumë kohë duke menduar për pasiguritë tuaja duke akumuluar shumë energji negative. Mjaft e gjykuat veten shumë ashpër dhe mos lejoni frikën t’ju diktojë se nga çfarë duhet të hiqni dorë. Do të ketë ndryshimë në fushën e ndjenjave dhe në atë profesional.

BINJAKET
Këtë muaj, ju do të ndiheni më të fuqishëm dhe do të keni më shumë vetëbesim. Të gjitha arritjet e këtij muajit do të jenë falë gjendjes suaj të mirë mendore e shpirtërore. Do të arrini balancën që ju kishte munguar prej kohësh dhe për këtë gjë do të shpërbleheni.

GAFORRJA
Mund t’ju jetë dukur sikur viti 2018 nuk është viti juaj, pasi gjërat nuk ju kanë shkuar shumë mirë këto kohë, por jeni vetë ju që i ndillni gjërat e këqija duke qenë pesimistë ! Nuk i pranoni mundësitë e reja dhe keni frikë nga ndryshimet. Ka ardhur koha të ndaloni së luajturi viktimën e vërtetë të bëni diçka për të përmirësuar jetën tuaj.

LUANI
Dy forca të kundërta do t’ju tërheqin këtë muaj, duke jua bërë më të vështirë gjendjen e ekuilibrit ! Do të gjendeni në kaos, mes ideve kontradiktore dhe zgjedhjeve të vështira. Megjithatë do të gjeni forcën për të bërë zgjedhjet e duhura, nuk do të tundoheni lehtë, do të jeni me këmbë në tokë dhe kjo “furtune” do të kalojë pa ju trazuar shumë.

VIRGJËRESHA
Virgjëresha do të triumfojë këtë muaj ! këtë parashikon letra e saj tarot. Kanë punuar shumë përgjatë muajve të fundit dhe më në fund erdhi momenti për t’u shpërblyer. Jini të hapur e mos kini frikë nga suksesi juaj, pasi është tërësisht i merituar.

Kliko ketu per shenjat e tjera!