Pas Angelina dhe Brad, vjen divorci i dytë më i bujshëm në Hollywood!

Showbiz

tatum
Ai është një nga aktorët më seksi dhe më të pëlqyer, e të njejtën gjë mund të themi dhe për bashkëshorten e tij. Ose më sakt tashmë, ish bashkëshorten. Channing Tatum dhe Jenna Dewan kanë vendosur t’i japin fund historisë së tyre 10 vjeçare. Një nga çiftet më të dashura të kinematografisë, janë gjithashtu prindër të një vajze, Everly. Pas 9 vitesh martesë, duket se secili prej tyre do të vazhdojë një tjetër rrugë. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë aktorët, nëpërmjet një deklarate në rrjete sociale.

tatum2
“Përshëndetje botë! Së pari, është pak e çuditshme që ne duhet të ndajmë këtë lloj vendimi me të gjithë, por kjo është pasojë e jetës që kemi zgjedhur të bëjmë dhe në të cilën ndodhemi aktualisht. Jemi duke përjetuar një moment jo shumë të përshtatshëm në marrëdhënien tonë, por kjo është koha kur e vërteta nuk mund të shtrembërohet nga fakte alternative. Pra, ne duam të ndajmë këtë të vërtetë me të gjithë ju që doni ta mësoni atë. Kemi zgjedhur me dashuri dhe mirëkuptim që të ndahemi si çift. Ne ramë në dashuri shumë vite më parë, dhe kemi pasur një udhëtim magjik së bashku. Absolutisht asgjë nuk ka ndryshuar për sa kohë e duam njëri-tjetrin, por dashuria është një aventurë e bukur që nuk ka sekrete dhe skuta të fshehta. Kuptuam se ky është momenti për të marrë më shumë hapësira të dedikuara për secilin nga ne, dhe për vajzën tonë. Nuk duam të komentojmë përtej kësaj. Ju falenderojmë të gjithëve që respektuat privatësinë e familjes sonë, Chan&Jenna.”