Zidane nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të drejtojë Juventusin

Sport

zidan juve
Trajneri i Realit të Madridit Zinedine Zidane nuk e ka përjashtuar si mundësi që në të ardhmen të jetë trajner i Juventusit. Francezi, i cili luajti për bardhezinjtë në sezonet 1996-2001, fitoi me italianët dy kampionate, por humbi pikërisht trofeun kryesor, Champions League-ën, trofe që e shijoi me ngjyrën e bardhë të Realit të Madridit. “Trajner i Juventusit? Kurrë mos thuaj kurrë” ka thënë 45-vjecari teksa ka saktësuar se ndihet i lumtur te Reali i Madridit, atje ku është së bashku edhe me 3 nga 4 djemtë e tij, Luca, Theo dhe Elyaz. Ky sezon duhet thënë se ka qenë tejet i vështirë për francezin. Megjithëse fitoi pothuajse gjithcka vitin e kaluar, duke i shtuar edhe dy trofe të tjerë sukseseve të 2017-ës, zhgënjimi në duelet me Barcelonën në kampionat dhe humbjet në Copa del Rey kanë bërë që ai të jetë vazhdimisht në kritika.

zzjuve

Në shtator Zidane ripërtëriu kontratën me Realin deri në vitin 2020-të, por sipas shtypit spanjoll e ardhmja e tij nuk është dhe aq e sigurt. Triumfi në Cardiff e bëri Zidane-in të lakohej si një nga trajnerët më të suksesshëm në qarkullim, ndërsa stresi dhe presioni i madh i këtij sezoni mund ta kthejë atë në një dështim. Gjithsesi në anën tjetër të rivalëve çerekfinalistë, Allegri është në të njëjtat pozita megjithëse ka ripërtërirë kontratën. Mundësitë për një largim te PSG apo në Angli janë ende në faqet e gazetave dhe Zidane do të ishte emri më i preferuar, gjithsesi koha do të tregojë se si qëndrojnë realisht gjërat.