Klopp vlerëson Genk, por thotë se Liverpool nuk gabon më

Sport

Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool: “Vitin e kaluar patëm shumë fat që ia dolëm të kalonim më tej, pavaërësisht se kishim humbur 3 ndeshjet jashtë fushe. Kjo gjë nuk do të ndodhë këtë vit. Është krejtësisht ndryshe. Në përgjithësi, në ‘Champions League’ kemi bërë vërtet mirë. Kemi bërë gjërat e duhura në momentet e duhura. Tani na duhet të ecim përpara. E dimë se duhet të përmirësohemi dhe të provojmë përsëri e përsëri derisa t’ja dalim mbanë. Genk është një skuadër problematike në shtëpi. Napoli pati shumë raste ndaj tyre, por edhe Genk mund të kishte shënuar. E dimë se çfarë na duhet të bëjmë për ta fituar këtë takim. Kemi zhvilluar shumë ndeshje deri më tani, më shumë se pjesa më e madhe e skuadrave të tjera, por nuk jemi të lodhur. Për ne nuk përbën problem.”

James Milner, mesfushor i Liverpool: “Shohim përpara në çdo ndeshje që luajmë në ‘Champions League’. Genk luan në shtëpi deh sigurisht që ata do të provojnë të japin maksimumin. Sezonin e shkuar bëmë gabime nëpër transferta, por kjo është një pikë që duam ta përmirësojmë këtë vit. Ne jemi të motivuar për të arritur të tjera suksese dhe sfida me Genk do të trajtohet njësoj si ndeshjet e kaluara. Ne e respektojmë kundërshtarin dhe do të tregojmë kujdes maksimal në të gjitha aspektet e lojës.”