Kivanç Tatlitug dhe bashkëshortja e tij në gjyq për këtë arsye…

Showbiz

Aktori i njohur turk Kivanç Tatlitug dhe bashkëshortja e tij, Basak Dizer janë përballur me kërcënime nga një person i cili i dërgon mesazhe vazhdimisht. Çifti e kanë dërguar çështjen në gjykatë pas mesazheve që Basak ka marrë. “Burri jot do të vdesë, nuk ka më shpresë”-ishin mesazhet në adresë të bashkëshortes së aktorit. Personi është dënuar me 2 vite e 9 muaj burg, por mesazhet kërcënuese kanë vazhduar, prandaj Kivanç dhe Basak janë detyruar t’i drejtohen sërish gjykatës.

Megjithatë gjykata refuzoi të shqyrtonte çështjen pasi nuk është vërtetuar ende që mesazhet janë dërguar nga i njëjti person.