Kıvanç Tatlıtuğ i nënshtrohet testit të koronavirusit

Showbiz

Kvanç Tatltug, aktori i famshëm turk, i është nënshtruar testit të koronavirusit.

Ylli i filmave është shprehur për mediat turke se prej javësh ndodhet në karantinë bashkë me gruan e tij Basak Dizer, në shtëpinë e tyre në Stamboll.

“Ne kemi qëndruar në shtëpi për më shumë se 15 ditë. Kam patur ca shqetësime si temperaturë, kollë dhe pak probleme me frymëmarrjen. Tani po pres për rezultatin e testit. “- është shprehur Kivanç për gazetarët teksa dilte nga spitali.

Testi i aktorit ka rezultuar negativ dhe lajmin e bëri me dije vetë çifti përmes rrjeteve sociale.

“Sot mësova që rezultati i testit ishte negativ. Gjithsesi trajtimi im do të vazhdojë në shtëpi nëse do të jetë e nevojshme.”