Kivanç Tatlitug, tashmë një ‘agjent’ i forcave speciale në jetën reale!

Showbiz

kvcccc cc
Aktori i njohur është duke u përgatitur për rolin e tij të ri, madje mund të themi se këtë herë po përgatitet më shumë se çdo herë tjetër. Dihet tashmë që ai përqëndrohet totalisht në karakteret që duhet të luajë dhe mundohet t’i realizojë ato që të duken sa më reale të mundshme. Por, këtë herë, përgatitja e tij mbart edhe rrezikun me vete. Kjo, sepse Kivanç tashmë është duke marrë pjesë në operacionet e policisë.

kvc

Duke dashur të jetë sa më i afërt me rolin që do luajë, aktori është duke i provuar situatat që do xhirojë edhe në jetën reale. Ai ka rënë dakord me një komisar, për ta përfshirë në aksionet policore, duke marrë kështu eksperiencën e duhur për të sjellë një karakter perfekt në ekran. Së fundmi, ai është përfshirë në një aksion të kryer në mes të natës, pasi ishte trajnuar edhe se si të mbante armë për vetëmbrojtje.