Koleksioni gjigant i këpucëve të Isida Mollaymerit

Showbiz

insinsainsd

Nga Elona Jaçellari, Fotografia Armand Habazaj

Ajo e di, ndaj e ka zgjedhur armën e fortë për të nxjerrë në pah feminitetin e saj. Madje, mund të dëshmoj se, ajo ka krijuar një koleksion gjigant të kësaj “arme të eliminimit në masë”. Silueta e saj elegante, mbi takat e përzgjedhura me një shije tejet të rafinuar, është një shigjetë që të godet drejt e në zemër. E kam fjalën për Isida Mollaymerin, balerinën brilante të Teatrit të Operës dhe Baletit, e cila përtej shkëlqimit të saj në skenë, me pasionin e çmenduar që ka për këpucët, ka arritur që ta kthejë edhe rrugën në një skenë të bukur. Kjo nuk derivon nga nevoja për vëmendje, por nga pasioni i saj i hershëm për të pasur sa më shumë këpucë. Në dollapin e
Isidës numërohen plot 312 palë këpucë. “Unë jam e fiksuar pas këmbëve, kjo falë profesionit tim. Pjesa e poshtme e tyre për mua duhet të jetë fine, me një pulpë të formuar e kyç të hollë, – tregon solistja e Teatrit të Operës dhe Baletit. – Gjithmonë i shoh njerëzit çfarë këpucësh kanë veshur dhe sidomos femrat i shoh nga kyçi i këmbës dhe pulpa, a është përshtatur këpuca me strukturën e këmbës apo jo.”

iisisddd

Një pasuri e tërë është ky koleksion që ka krijuar ndër vite ballerina 30-vjeçare. Ajo shpenzon shumë për të e të shumtë janë edhe ata, të cilët kontribuojnë në pasurimin e koleksionit të saj. “Blej shumë shpesh edhe jashtë shtetit, – tregon Isida. – Udhëtoj shpesh, sepse udhëtimet janë një tjetër pasion që unë kam. Sa here kthehem, është e padiskutueshme që minimumi të kem blerë një pale këpucë, ndonëse qëllimi nuk është të dal për të blerë këpucë. Kush është shumë afër meje, e di që po të më blejnë këpucë, unë lumturohem pafund. Kështu që edhe miqtë kanë kontributin e tyre në këtë koleksion.” Thotë se nuk ka ndonjë rëndësi të madhe marka e këpucës për të.

livissk

Megjithatë, 40 % e koleksionit të saj përbëhet nga marka botërisht të njohura. “Këpucët e mia, janë nga të gjitha kategoritë. Gjen nga markat më të shtrenjta, si: Louboutin, Lanvin, Giuseppe Zanotti, United Nude, Fendi, Guçi, Cesare Paciotti, Tom Ford, Alberta Ferretti, Roberto Cavalli, Fabi Femme, Guess, Roberto Botticelli, Braçialini, Ugg, Capezio, Giorgio Armani, Cacharel, Divarese, Zara, Bershka, HM, Aldo, Asos dhe marka që as njihen, por që mua më kanë pëlqyer dhe i kam blerë. Për mua e rëndësishme është të jenë komode, sepse këmbët e mia duhet të jenë shumë rehat, duke qenë se lodhen përditë duke u ushtruar. Kam një pale këpucë, më të parehatshmet që kam veshur ndonjëherë dhe ato janë të markës Louboutin. Sa herë i shoh, them se është blerja më e keqe që kam bërë,
sepse janë këpucët më të shtrenjta që kam, por që nuk mund t’i mbaj në këmbë më shumë se 20 minuta. Nuk ia vlejnë fare për atë çmim që i kam blerë, sigurisht sipas mendimit tim, – shprehet Isida.

isisikepdinf