Koncert dedikuar Dr.Florit

Showbiz

West Side Family në bashkëpunim me artistë të tjerë të njohur dhe kolegë të Dr.Florit do të performojnë së shpejti në një koncert në nder të tij.

Tributi për artistin, që mban emrin “AI”, do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, në datën 5 mars. Detajet në lidhje me këtë i ka ndarë Landi Hysi me anë të një postimi në Instagram:

“Ai ishte i vërtetë. Ai ishte i drejtpërdrejtë. Ai ishte talent. Ai ishte pasionant. Për këto e shumë të tjera, ai ende mungon dhe do të mungojë gjithmonë…“