Koncerti i Backstreet Boys gati sa nuk përfundoi në një tragjedi: Plagosen 14 persona!

Showbiz

backstreet boys
Deri më tani janë raportuar 14 fansa të plagosur, gjatë koncertit të grupit të famshëm Backstreet Boys. Në koncertin e mbajtur në Oklahoma, një strukturë metalike është shkëputur dhe ka rënë mbi ta. Kjo ka ardhur si pasojë e stuhisë që sapo kishte ndodhur. Stafi organizues kanë evakuuar fansat menjëherë sapo filloi stuhia, por ishte thuajse e pamundur që të mos kishte të lënduar.

boys konc

Të gjithë fansat janë dërguar menjëherë në spital dhe koncerti është anulluar.”Nuk do të donim kurrë të vinim në rrezik fansat tanë. Pas incidentit dhe kushteve atmosferike, menduam ta anullojmë koncertin. Do ta riskedulojmë atë në një tjetër moment. është e rëndësishte që të jeni të sigurtë dhe ta merrni veten shpejt,” ka shkruar grupi në rrjete sociale.

backstreet