Kourtney Kardashian nis romancën me këngëtarin e njohur?

Showbiz

Këngëtari i njohur, John Mayer është parë të flirtojë me miliarderen e famshme, Kourtney Kardashian në një festë. Megjithatë në një intervistë të dhënë së fundmi për Andy Cohen, ai ka zbuluar se me 40-vjeçaren janë ndeshur, por nuk kanë qëndruar me njëri-tjetrin. Cohen shtoi se gjatë një momenti kur ndodhej pranë pjesëtarëve të grupit ‘Scorpions’, ka kaluar Kourtney dhe ai i është drejtuar me shaka duke i thënë:

“Duhet të largohesh sepse njëri nga djemtë është gati të kërkojë të marrësh pjesë në videoklipin e tyre”. Mayer ka pohuar se gjithçka ishte një shaka e cila u mirëkuptua nga Kardashian dhe se mes tyre nuk ka ndodhur asgjë më tepër.Kujtojmë se prej disa kohësh Kourtney ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave të huaja për shkak të jetës së saj private, e cila bën gjithmonë që të gjithë sytë të kthehen nga ajo.