Këngëtarja shqiptare, tashmë nën menaxhimin e kompanisë muzikore turke!

Showbiz

arinda
Këngëtarja e njohur Arinda Gjoni ka folur rreth projektit më të afërt që ka. Ajo rrëfeu se shumë shpejt do të nisë bashkëpunimin me një kompani turke. “Kam disa projekte. Këtë dimër fillojnë projektet me një kompani turke që më ka marrë në menaxhim. Do të risjell disa këngë me një kompozitor rumun që quhet Kris dhe është shumë i famshëm. Këngët e tij kanë sukses ndërkombëtar. Besoj se gjithçka do sjell do të jenë në nivelin e duhur”,-ka zbuluar këngëtarja. Kujtojmë se Arinda ka publikuar disa këngë gjatë muajve të fundit, ndër to edhe ‘Kce moj çike’ që rezultoi një sukses.

6918 e1539768262449