Kush e kishte menduar ndonjëherë? Talenti i aktores turke, një pengesë në karrierën e saj!

Showbiz

turkisss
Serenay Sarikaya është jo vetëm një aktore e talentuar, por edhe një këngëtare shumë e mirë. Të paktën, kështu mendojnë një pjesë e madhe e bashkëpuntorëve të saj. Shpesh herë ajo ka kënduar edhe në projektet filmike ku është angazhuar, duke përfshirë këtu edhe kolonat zanore të filmave. Por, në vend që ky të jetë një plus në karrierën e bukuroshes turke, duket se po kthehet në një “pengesë” të madhe. Menaxheri i saj, ka vendosur të fokusohet totalisht tek karriera e saj si aktore dhe për këtë arsye i ka “ndaluar” Serenay-t të performojë si këngëtare në emisione të ndryshme. Shpesh herë, teksa e kanë ftuar në emisione për të promovuar një projekt, Serenay ka kënduar duke bërë për vete akoma më tepër publikun.

serenay sari 103857TR

Por, kjo gjë ka bërë që projekti të mbetej pak në “hije”. Menaxheri i saj është shprehur se Serenay duhet ta përdorë zërin e saj në maksimum në aktrim dhe jo duke kënduar nëpër intervista apo emisione të ndryshme ku është e ftuar. “Nëse do të detyrohem, do t’i heq edhe mikrofonin nga dora,” është shprehur ai, për të treguar sesa serioze është kjo çështje për kompaninë që menaxhon aktoren. Duke qenë se së shpejti Serenay do të jetë pjesë e një musical, aktorja do të ketë mundësi të shfrytëzojë talentet e saj, pikërisht në një projekt ku i duhet të japë maksimumin në çdo aspekt.