Dilan Cicek Deniz «çmendet» pa xhirime!

Një histori nga Bodrumi

dilanmiss

Dilan Cicek Deniz është aktorja që të gjithë e njohim nga seriali “Një histori nga Bodrumi “ i cili jepet çdo fundjavë në orën 20:00 në 3Plus. Por në Turqi ajo është bërë e famshme përpara se t’i futej aktrimit. Dilan ka fituar shoqëruesja e dytë e miss-it në Turqi në vitin 2014. Së fundmi, aktorja ka dhënë një intervistë për revistën Elle dhe ka shprehur se ka 11 vite që punon dhe e filloi të gjithën për të ndihmuar familjen.

dilan cicek 071913oa 17096930266883c57e53

Bukurinë dhe pamjen fizike ajo nuk e konsideron një plus për karrierën e saj, thotë se gjithçka iu desh ishte talenti, pasioni dhe puna intensive. “Unë kurrë nuk heq dorë”,- u shpreh ajo. Madje, ka bërë edhe deklaratën e çuditshme se nëse bën dy ditë pushim dhe relaksohet nga zhurmat dhe përditshmëria monotone, e ka tepër të nevojshme që ditën e tretë të kthehet në punë dhe të xhirojë, ndryshe “çmendet” ! Ajo gjithashtu shtoi se gabimi më i madh është që e vë shumë nën kontroll jetën e saj dhe nuk i trembet disfatave apo ulje-ngritjeve të jetës.