Kush është mashkulli që e ndoqi Anxhelinën nga Amerika në Tiranë?

Showbiz

anxhelina hdr
Anxhelina Hadërgjonaj duket se është kthyer në Tiranë, prej disa javësh, për të shijuar pushimet me familjen e saj. Por sigurisht që këngëtarja nuk mund të “shpëtonte” kaq lehtë nga miku i saj dhe make up artist i njohur Kardashians, Ariel, me të cilin ajo ndan shtëpinë në Los Angeles.

arieli

Arielit i ka munguar aq shumë shoqja e tij sa ai e ka “përndjekur” Anxhelinën deri në Tiranë duke i bërë asaj një surprizë. Në videon e publikuar në “Instagram”, Anxhelina shfaqet shumë e përgjumur dhe ende nuk e kupton se çfarë po ndodh, ndërsa Ariel hidhet ta përqafojë në shtrat. “Mendoj se nuk e kupton se do të bëja gjithçka për ty” – shkruan Ariel, krahas fotos ku shfaqet me Anxhelinën.

ariel an

Lexoni gjithashtu: Meghan Markle në pritje të ëmbël? Gjykojeni ju nga fotot!