Meghan Markle në pritje të ëmbël? Gjykojeni ju nga fotot!

Showbiz

mrkl 7zan
Aktorja e serialit “Pushteti”, të cilin e ndiqni në Jolly HD, që prej martesës me princin Harry, përflitet vazhdimisht për një shtatzani të mundshme. Sa herë që dukesha bën daljet e saj në publik dhe kur vihet re ndonjë ndryshim i vogël në trupin e saj flitet për një shtazëni. Një ditë më parë Meghan dhe Harry morën pjesë në një veprimtari bamirëse në Londër, “100 Day to Peace” për mbledhjen e fondeve për veteranët e luftës. Dukesha kishte veshur një fustan blu tepër elegant që tek pjesa e barkut dukej pak i fryrë dhe të gjithë menduan për të shtatzëni të mundshme të saj.

7zan markle

Megjithatë lumturia e fansave për një shtatzëni të mundshme nuk zgjati gjatë, sepse një burim ka thënë për ‘Us Weekly’ se Harry dhe Meghan nuk janë ende gati për t’u bërë prindër. “Ata të dy duan shumë të krijojnë një familje, por këto kohë janë shumë të zënë. Harry dhe Meghan janë shumë të përqëndruar në punët e tyre dhe në mbrojtje të kauzave për të ndërgjegjësuar njerëzit”, – ka thënë ky burim. Megjithatë ëshë e sigurt se pallati mbretëror do të jap menjëherë njoftim në momentin e parë që Meghan dhe Harry presin të bëhen prindër për herë të parë.

megh 7zan

Lexoni gjithashtu: Adelina Tahiri sapo na zbukuroi ditën me foton e djalit të saj!