Kylie Jenner publikon një foto të Stormit të cilin se keni parë më parë

Showbiz

Kylie Jenner duket se është bërë nostalgjike dhe vendosi të ndante disa nga momentet më të bukura me vajzën e saj, Stormi-n. 23-vjeçarja iu bashkua sfidës së re në Instagram, “Show me a picture of”, në bazë të së cilës iu përgjigj kërkesave për foto të ndryshme fansave të saj, raporton “Us Magazine”.

Një ndjekës kërkoi që ylli i “Keeping Up With the Kardashian” të postonte një foto të pa parë më herët të Stormit.

23-vjeçarja “u detyrua” të tregonte një imazh të ëmbël të vajzës së porsalindur, të mbështjellë me një batanije të bardhë, kur kishte vetëm një javë që kishte ardhur në jetë.