Vendi ku lindin dashuritë e mëdha; Surpriza që Gokhan Alkan i bën Nesrin Xhavadzade

Showbiz

U njohën dhe u dashuruan në sheshxhirimin e “Molla e ndaluar”,  serial që ju e ndiqni çdo mbrëmje në ekranin e Vizion Plus. Nesrin Xhavazade dhe Gokhan Alkan tërhoqën drejt vetes të gjithë vëmendjen mediatike me dashurinë e tyre e cila u pëlqyer pa masë nga fansat e të dyve. Dashuria mes tyre ishte aq e madhe sa pak kohë më parë u fol për një martesë të mundshme. Por pak kohë më vonë fansat vunë re një shkëputje, pasi ata nuk shfaqeshin dhe nuk postonin më fotografi bashkë. Nesrin i mohoi zërat për ndarje dhe sqaroi se ishte thjesht distancë për shkak të punës. Me sa duket ka qenë vërtet keshtu, pasi Gokhan i ka bërë një surprizë asaj duke i shkuar në sheshxhirim. Ky moment emocionues shumë shpejtë u shfaq përmes fotosh dhe qarkulloi  kudo në mediat rozë. Ai i ka bërë edhe një dedikim të ëmbël ku vuri në dukje tiparet e saj të bukura duke i përshkruar ato me metafora. Nesrin nga ana e saj bëri një deklaratë të bukur ku pohoi se ajo dhe Gökhan kanë një ëndërr të madhe. Ata  dëshirojnë të kenë shumë fëmijë.