Kylie Jenner sapo bëri sërish lëmsh gjithë botën!

Showbiz

kyliejenner323
Ajo sapo është bërë nënë për herë të parë. Me shtatzaninë e saj, mbajti për 9 muaj pezull pa i dhënë përgjigje askujt, të gjitha mediat. E tashmë që më në fund u njohëm me vogëlushen e saj, mediat ishin në dilemë për një detaj të prindërve të rinj.

 

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on Feb 6, 2018 at 1:14pm PST

Çfarë kuptimi ka unaza që mban në gishtin e martesës Kylie? Unaza plot gurë, ka dy iniciale, konkretisht J.W. Të paktën në këtë rast, ajo nuk ka lënë që dyshimet të zgjasnin për muaj të tërë. Vetë Kylie ka shpjeguar kuptimin e këtyre inicialeve, ose më sakt kuptimin e dyfishtë. Sepse asgjë në jetën e saj nuk mund të jetë aq e thjeshtë sa të kuptohet menjëherë apo jo?

iniciale
Inicialet në unazë i përkasin të dashurit të saj dhe gjithashtu mikeshës të saj më të mirë. Emri i vërtetë i të dashurit të saj është Jacques Webster, ndërsa i mikeshës është Jordyn Woods. Dy personat më të shtrenjtë për të, të gdhendur në një unazë tepër domethënëse.