Labinot Gashi bëhët baba për herë të parë!

Showbiz

labinot

Labinot Gashi është një ndër moderatorët më të njohur shqiptar. Prej kohësh ai drejton emisionin “Një kafe me Labin” i cili deri më tani ka rezultuar mjaft i suksesshëm. Ditën e sotme moderatori u bë baba për herë të parë. Ai publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram ku shihet duke mbajtur në krah vogëlushen e porsalindur.

labi

Moderatori shprehet mjaft i emocionuar për ardhjen në jetë të vajzës së tij dhe se të tilla emocione nuk gjen fjalë t’i përshkruajë. Ai ndjehet shumë më fat që mesditën e sotme erdhi në jetë vogelushja emrin e së cilës nuk e ka bërë të ditur. Ai gjithashtu falenderon zotin për këtë engjëll që i dhuroi dhe se me zor pret që të kalojnë jetën së bashku.