Lady Gaga e la duhanin “tak fak” kur i thonë

Showbiz

Lady Gaga ka publikuar një këngë të re dhe ka hequr dorë nga një ves i vjetër.

Gjatë një interviste për New Music Daily with Zane Love, këngëtarja tha, “S’pi më cigare, por më parë pija 40 copë në ditë. Hoqa dorë menjëherë, jo gradualisht. Ishte shumë e vështirë. Nëse nuk pini duhan, mos e nisni. Ta lësh është më e vështirë se ta nisësh. S’do të pi më kurrë cigare se pashë Zotin për një javë të tërë. Ishte e tmerrshme.”