Hande Erçel dhe përgjigjja e saj ndaj pretendimeve të dashurisë së saj me Kerem Bursin

Showbiz

Hande, kohët e fundit ka përfunduar lidhjen e saj të mëparshme. Në media sociale kanë nisur fjalët që Hande po përjeton një dashuri të re me kolegun e saj Kerem Bursin.  Në një intervistë që dha për reporterët pak minuta përpara se të hynte në makinë për të shkuar në sheshxhirim Hande tha se ajo dhe Keremi thjesht po kryejnë punën e tyre.

Kerem Bursin nga ana tjetër ishte i ftuar në një emission dhe kur u pyet për Hande ai u përgjigj: “Ajo është e mrekullueshme. Të motivon në sheshxhirim me energjinë e saj. Hande punon më shumë se unë dhe është shumë e ëmbël me të gjithë. Jam shumë me fat që punoj me të dhe nuk e kisha menduar kurrë që do të ishte kështu”