Lali Eri merr mijëra urime për ditëlindje, ja si ju falenderon të gjithëve

Showbiz

happelri.jpg
Në këtë atmosferë festive Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj në ditën e sotme feston ditëlindjen e tij të 39. Edhe pse mjaft i zënë me punë ai ka gjetur pak kohë për t’i falenderuar të gjithë nëpërmjet një postimi të një fotografie familjare në rrjetin social Instagram.
Ai shkruan “Shumë faleminderit të gjithëve për urimet, jeni një bekim i vërtetë. E çmojmë përditë mbështetjen tuaj e ju duam pafund. Eri,Ajo dhe Kai”
Viti 2018 ka qenë vërtetë një bekim për të dhe familjen e tij me ardhjen në jetë të djalit,Kajan. Urimet më të përzemërta për ditëlindje vijnë dhe nga stafi ynë i Tring.