Tensionohet protesta studentore, konflikte me forcat policore

Sociale

tendsoff.jpg

Studentët e Universitetit të Tiranës dhe jo vetëm kanë me shumë se 10 ditë që kanë nisur protestën e tyre për plotësimin e kerkesave si dhe uljen e tarifave shkollore. Protesta ka nisur sot herët në mëngjes në mënyrë paqësore por mesa duket është tensionuar situata mes protestuesve dhe policisë së shtetit.
Shkak për këtë ka qenë një grup protestuesish të cilët kanë dashur të përballen me forcat policore. Edhe pse shpesh studentët kanë deklaruar se duan një protestë paqësore dhe e vetmja gjë që kërkojnë është plotësimi i kërkesave të tyre dhe kushte më të mira arsimimi. Gjithashtu ata kanë paralajmëruar se nëse kushtet e tyre nuk plotësohen atëherë do të hyjnë në grevë urie.