Laura Nezha: Nuk mund të bëhem pjesë e spektakleve…

Showbiz

laura4
Laura Nezha është e njohur për publikun shqiptar si aktore dhe si këngëtare. Fokusi i saj kryesor, është aktrimi, konkretisht projektet e ndryshme në teatër. Së fundmi, ajo ka luajtur në shfaqjen “Darka e Lamtumirës”.

laura2
Gjatë intervistës së saj të fundit, aktorja është pyetur nëse e shikon veten si pjesë e spektakleve. “Pa dashur të gjykoj, secili bën zgjedhjet e veta, por mua më tremb kjo gjë. Televizioni të konsumon. Më tremb komercializmi i tepruar dhe fakti që të jem çdo javë në të njejtin vend, çfarë do të prodhoj unë? Kjo më alarmon dhe më duket sikur do të më dëmtonte,” ka thënë ajo.

laura