Lidhja jashtëmartesore e Robert Berishës shpjegon çdo gjë për ndarjen me Norën!

Showbiz

Ndarja e Robert Berishës me Nora Istrefin mund të ketë zbuluar disa detaje të tjera të paditura më parë, ose që kanë qenë gjithnjë aty, por nuk i kemi vënë re.
Bëhet fjalë për vajzën e Robert Berishës, që e ka jashtë martese, pra nuk po flasim për Renee. Ajo quhet Arona, dhe është vajza e mikes së ngushtë së Tunës.
Ndoshta tani mund të sqarohen të gjitha pikëpyetjet sa i përket sherrit mes Norës dhe Tunës si dhe kunjat e kësaj të fundit me Robertin.

Gjatë një interviste të dhënë kohë më parë Tuna paska folur për Aronën e vogël.
Në një moment gjatë intervistës, e pyetur lidhur me përjetimin e prindërve të saj si gjyshër pas lindjes së nipit Tian, këngëtarja tregoi se vogëlushi ka sjellë shumë lumturi te prindërit e saj sepse ai është nipi i parë në familjen Sejdi.
“Në të njëjtën kohë është edhe djali i parë në familjen Berisha. Natyrisht që në familjen time ka qenë një emocion pak më i madh, më entuziast sepse ne nipa e mbesa nuk kemi pas, ndryshe nga ata të familjes së Patrisit të cilët i kanë 4 bukuroshe e kanë Naldën, Anikën, Aronën, Renee”, është shprehur ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TUNA (@tunasejdi) on


Në ditëlindjen e parë të djalit të saj, Nora dhe Roberti nuk ishin prezentë. Kjo mund të lidhet me faktin që Tuna kishte ftuar vogëlushen Arona me mamanë e saj pasi janë mikesha të ngushta.
Dyshojmë që lidhja e përfolur jashtë martese e Robertit të ketë ndikim në vendimin e çiftit për t’i dhënë fund martesës duke qenë se ka kohë që është përfolur dhe këngëtarët kanë qenë bashkë për një kohë të gjatë pasi dolën zërat.