Ja si shprehen trajneri Krasnodar dhe Olympiacos për duelin e sotëm

Sport

Sergei Matveev (trajner i Krasnodar)
“Rëndësi ka që ne të tregojmë fytyrën e vërtetë të skuadrës tonë. Nëse kjo ndodh, gjithçka është e mundur. Na duhet shumë fat dhe mbështetje nga tifozët. Ne duhet të gjejmë hapësirat në repartin e tyre mbrojtës. Historia ka treguar se përmbysjet realizohen edhe në diferenca më të mëdha golash. E dimë që do ta kemi shumë të vështirë, por duam të nisim ndeshjen sa më mirë. Pastaj gjithçka mund të ndodhë, sepse lojtarët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj sfide. Ne duhet të shfaqemi përpara tifozëve tanë si skuadra që kërkon dhe lufton për cdo top. Ata duhet të na mbështesin që të shtyjmë përpara dhe të besojmë. Dua t’i falënderoj sepse e di që do të jenë të shumë sonte. Mbështetja e tyre na ka ndihmuar shumë në të kaluarën. Situata na kushtëzon, duhet të rrezikojmë, duhet patjetër të gjejmë avantazhin që në pjesën e parë. Jemi gati për një mrekulli!”

Pedro Martins (trajner i Olympiacos)
“Padyshim që 90 minutat e para na kanë dhënë një avantazh të madh, por do të kemi përballë një kundërshtar të fortë. Duhet të zbresim në fushë, sikur shifrat e rezultatit të përgjithshëm të ishin 0-0. Sa i takon duelit të parë, mendoj se në pjesën më të madhe e lojës dy ekipet luajtën njësoj. Ne treguam durim dhe e menaxhuam ndeshjen me zgjuarsi. I shfrytëzuam në maksimum shanset tona. Duhet të mos harrojmë që luajmë në shtëpinë e kundërshtarit, ku ata mund të shfaqen shumë të fortë. Ndeshja kërkon seriozitet maksimal, përqëndrim maksimal dhe ekuilibra të vendosur mirë. Kjo ndeshje lidhet ngushtë me prestigjin e klubit, ne duam që t\i bëjmë grekët krenarë, ndaj lojtarët tanë do të japin maksimumin. Nuk mund të shpërdorojmë shansin për të luajtur në fazën në grupe të UCL. E dimë mirë se do të luajmë kundër versionit më të rrezikshëm të Krasnodarit”.