UCL, Firmino ylli tjetër i Liverpoolit që shkëlqen në prapaskenë

Sport

firminio
Liverpooli i këtij sezoni ka nxjerrë në pah më së shumti formën e jashtëzakonshme të Momo Salah, i aftë të realizojë plot 43 gola në 48 ndeshje. Por përvec Mbretit të Egjiptit, në Anfield është edhe dikush tjetër që spikat po aq, edhe pse disi më në prapaskenë, Roberto Firmino. Fillë pasi i shënoi edhe ai dy gola dhe dy asiste Romës, Liverpooli i zgjati kontratën deri në vitin 2023, pasi ai konsiderohet si një nga lojtarët kryesor. Bobby, sikurse e quajnë në Anfield, është elementi kyç i lojës së Klopp. Ai që lidh skuadrën në fazën tranzitore dhe po kështu ai që gjendet kudo dhe që shënon dhe pason vazhdimisht. 27 gola, 16 asiste këtë sezon. Tejet i edukuar taktikisht dhe tejet i aftë edhe teknikisht. Një i apasionuar pas basketbollit, i aftë të imitojë një yll si Stephen Curry, duke i realizuar 3 pikëshat me goditjet me këmbë.

firminio12

I lindur në Brazil në qytetin bregdetar të Maceios, Bobby u rrit duke shitur arra kokosi në plazh. Ishte aty ku u pikas nga zbuluesit e talenteve dhe pjesa tjetër e jetës së tij është një histori e denjë për filma. Nga një mesfushor i tërhequr, u kthye në një trekuartist dhe nën urdhërat e Klopp në një sulmues të fshehur. Ndryshe nga Salah, Firmino është i furishëm edhe pa top. Në fakt është ai që vrapon plot 40 metra për t’i marrë topin Kevin De Bruyne-it dhe që në çdo ndeshje askush s’e ka mendjen te ai kur vjen puna te presingu. Pikërisht këtë gjë harruan edhe lojtarët e Romës në Anfield dhe Bobby i ndëshkoi pa gabuar asnjë rast. Prandaj dhe sot në Olimpico më shumë se sa Salah, verdhekuqtë duhet të bllokojnë Firminon, zjarrin e vërtetë të skuadrës së Klopp. Ai që krijon lojën dhe furnizon egjiptianin vazhdimisht me topa.