Lindi feston ditëlindjen: Çifti ‘arratisen’ drejt vendit ekzotik!

Showbiz

lindi islami
Venera Lumani dhe Lind Islami janë ndër çiftet më simpatikë dhe të dashur për publikun shqiptar. Historinë e tyre të dashurisë e kanë ndarë edhe me fansat herë pas here, me publikimet apo dedikimet e shumta që i bëjnë njëri-tjetrit. Sot këngëtari feston ditëlindjen e tij të 26-të dhe këtë festë, ka vendosur ta bëjë diku larg.

venera li

Ka qenë Venera ajo që ka ndarë me ndjekësit disa çaste nga ditëlindja e tij, duke postuar një foto të shoqëruar me mbishkrimin: “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime.” Në foto çifti duken mjaft të lumtur, e sigurisht këtë ditë e ka bërë më të bukur edhe vendndodhja e tyre, një plazh ekzotik, larg zhurmës së kryeqytetit tonë.

venera dtl