Një tortë me diamante për Rita Orën. Ja ditëlindja mijëra dollarëshe

Showbiz

260764

Në datën 26 nëntor, Rita Ora festoi ditëlindjen e 26. Mediat e huaja bëjnë me dije se ajo ishte një festë tejet private.

Dëshmitarë treguan për “Page Six” çfarë ndodhi në këtë festë. Këngëtarja vizitoi Abu Dhabi-n në të njëjtën kohë kur Lewis Hamilton, me të cilën përflitet se është në marrëdhënie, garonte për Formula 1 në Abu Dhabi Grand Prix.

Ajo ishte e ftuar për të kënduar në klubin e natës “MAD” në ishullin Yas, dhe përfitoi nga rasti për të festuar atje edhe ditëlindjen e saj.

Mesa dihet, ajo festoi bashkë me miqtë në sektorin VIP të “MAD”, dhe mori një urim shumë të veçantë ditëlindjeje. Momenti i tortës ishte më kulminanti, ku Sean Paul këndoi për Rita Orën në skenë “Happy Birthday”, ndërsa në tavolinën e saj erdhi një tortë disa mijëra dollarëshe, plot diamante Swarovski.

“Ajo po rrinte me shoqërinë në zonën VIP”, tregon i pranishmi. “I sollën një tortë të mbuluar me diamante Swarovski. Njerëzit po thonin që torta kishte kushtuar disa mijëra dollarë”.