Yjet e Hollywood që nuk kanë fituar kurrë një Oskar

Showbiz

1.Ridley Scott


Ai është producent i më shumë se 20 filmave përfshirë “Blade Runner”, “Alien”, “Thelma and Louise” dhe “Gladiator”, por ende s’ka fituar një Oskar.

2.Sigourney Weaver


Pas nominimit të saj të parë për ” Aliens” në vitin 1986, ajo humbi përballë Marlee Matlin, e cila fitoi për “Children of a Lesser God”.
Dy vjet më vonë, Weaver u nominua dy herë në kategoritë “aktorja më e mirë” për rolin në “Gorilla in the Mist” dhe në kategorinë “aktorja më e mirë mbështetëse” për rolin në “Working Girl”.

3.Robert Downey Jr.


Ylli 54-vjeçar u nominua për herë të parë për “Chaplin” në 1993, por humbi përballë Al Pacino.
Downey mori nominimin e dytë më shumë se një dekadë më vonë për filmin “Tropic Thunder” të 2008 por u mund sërish nga Heath Ledger.

4.Peter O’Toole


Ai u nominua tetë herë në kategorinë “aktori më i mirë” por asnjëherë nuk fitoi.
Më në fund në vitin 2003, Akademia u përpoq ti jepte një çmim nderi Oskar për O’Toole por ai e hodhi poshtë duke i shkruar një letër: Unë jam akoma në lojë, a mundet që Akademia ta shtyjë derisa të mbush 80-vjeç?”
Më në fund ai u bind që ta pranonte dhe pasi Meryl Streep ia dorëzoi trofeun e tij, aktori qeshi duke thënë: “Gjithmonë një shoqëruese nuse, jo një nuse. Unë kam një Oskar tani dhe do jemi bashkë derisa vdekja të na ndajë.”

5.Richard Burton


Burton, i njohur për martesën me bashkëshorten e dytë dhe fituesen e Oskar Elizabeth Taylor, u nominua për herë të parë në 1952 për “My Cousin Rachel” dhe mori nominimin e tij të fundit në 1977 për “Equus”.

6.Glenn Close

Aktorja 72-vjeçare, e cila fitoi tre Emmy Awards dhe tre Tony Awards, u nominua në Academy Award për aktoren mbështetëse më të mirë tre vjet rresht, duke filluar nga 1982 për rolet në filmat “The World According to Garp”, “The Big Chill” dhe “The Natural”.
Më pas u nominua për “aktorja më e mirë” për filmat “Fatal Attraction” në 1987 dhe për “Dangerous Liaisons” në 1988.

7.Alfred Hitchcock

Regjisori i njohur Alfred Hitchcock, i konsideruar si një nga kineastët më të mirë të të gjitha kohërave, mori pesë nominime, por kurrë nuk fitoi asnjë çmim për regjinë më të mirë.
Ai mori nominimet e tij të para në 1940 për filmin “Rebecca”, i cili mori 11 nominime dhe fitoi në kategorinë “filmi më i mirë” atë vit.

8.Tim Burton


Tim Burton, i njohur për filmat e çuditshëm si “Beetlejuice”, “Edward Scissorhands” dhe “The Nightmare Before Christmas”, ka marrë dy nominime në Akademinë e Çmimeve.
Pavarësisht se fitoi një Golden Globe dhe Producers Guild Award, regjisori 61-vjeçar mbetet pa një Oskar.