Do të luajë një film për Princeshë Dianën; Ja si duket Kristen Stewart në rolin e saj

Showbiz

Kristen Stewart është shumë e njohur për interpretimin e saj tek ‘Twilight’ dhe memet me fytyrën e saj, por së shpejti do ta shohim nën look-un e princeshës së Uellsit, Lady Diana. Asaj i është dashur një kohë shumë e gjatë të hyjë nën ‘petkun’ e princeshës së ndjerë dhe të punojë shumë me aksentin me të cilin fliste Diana.

Së fundi kanë dalë edhe fotot e para të aktores si princeshë Diana ku ajo ka vendosur paruke dhe një kapelë të silit royal si ato që vendoste princesha e ndjerë.

Filmi do të paraqesë tre ditë të jetës së Princeshë Dianës, përkatësisht të vitit 1922. Historia do të zhvillohet në Sandrigham Estate, aty ku familja mbretërore kalojnë pushimet. Në vigjilje të Krishtlindjeve, Diana kupton se në martesën e saj diçka nuk shkon. Filmi nuk e prek vdekjen e princeshës, por tek martesa e saj dhe lidhja me djemtë.