Sa kohë shpenzojmë në kozmetikë gjatë gjithë jetës sonë – shkokuese!

Kuriozitete

k 1480509063 2876569

A nxiteni kur shihni një paletë tonesh për sytë?
A jeni në kërkim të brandit të ri të maskarës? A keni me miliona buzëkuqë? Atëherë, mirë se vini në botën tonë. Kur bëhet fjalë për produktet kozmetike, na pëlqen çdo gjë që shohim. Banjot janë të stërmbushura me produkte kozmetike, njëlloj edhe dhoma e gjumit nuk ka hapësirë nga numri i madh i gjërave kozmetike, nga ana tjetër çanta juaj e dorës është e ngarkuar me lloj-lloj buzëkuqi dhe mjete te tjera kozmetike.

Pra, nuk është fare për t’u habitur që një femër mesatarisht shpenzon rreth 21.000 euro për produkte kozmetike gjatë tërë jetës. Sipas një studimi të bërë nga SuperDrug, kanë kalkuluar faturën mesatare vjetore me rreth 332.06 euro. Pra, nëse e shikoni një femër nga mosha 18 deri 80 vjeç se sa shpenzon për gjëra të tilla, shuma e konsumit i bie të jetë përafërsisht 21.000 euro.

Për më tepër, femrat blejnë 38 produkte të ndryshme për fytyrën e tyre çdo vit dhe 2.455 gjatë kohës deri në të tetëdhjetat e tyre. Kjo duket të jetë një numër shumë i madh i produkteve por edhe një shumë e tepruar e të hollave. Por, pronaret e kozmetikave theksojnë se kjo nuk është asgjë, ka që investojnë edhe më shumë për kujdesin e tyre të bukurisë.

Të jemi të sinqertë, persa i perket femrave, këto shuma nuk janë asgjë, mund të harxhojnë edhe më shumë, ups!!! femra.