Mamaja e Demi Lovato-s, tregon gjëndjen e së bijës pas overdozës…

Showbiz

demi over
Për herë të parë e ëma e Demi Lovatos, Dianna de la Garza ka folur hapur për gjendjen e tmerrshme që kaloi e bija vetëm pak javë më parë. Në një intervistë për ‘Newsmax Tv’, ajo ka thënë: “Isha e shokuar kur mora vesh çfarë kishte ndodhur. Akoma dridhem kur e kujtoj. Vrapuam për në sallën e urgjencës dhe i shkova pranë. Ajo ishte në gjendje të tmerrshme dhe nuk më shikonte fare. I thash që e doja dhe më kishte pranë. Për dy ditë nuk e dinim nëse do jetonte apo jo, ishim të frikësuar”.

dianna de la garza demi

Ndërsa për gjendjen aktuale Dianna dha lajmin e mirë dhe zbuloi se gjithçka është në rregull tani. “Ajo po e merr veten dhe po lufton fort. Gjithë ndihma që i duhet është aty”,-e mbylli fjalën mamaja e Demi. Kujtojmë se këngëtarja e njohur u shtrua me urgjencë për shkak të mbidozës së drogës disa javë më parë.