I gjithë rrjeti kundër Drake! U lidh me 18 vjeçaren dhe flet me një vajzë akoma më të vogël?

Showbiz

millie
Para pak kohësh, u përfol për një lidhje të mundshme të Drake me një modele 18 vjeçare. Nuk zgjati shumë dhe modelja i hodhi poshtë këto aludime, duke thënë se ajo dhe Drake janë thjesht miq. Mirëpo, tashmë gjërat duken akoma më keq për këngëtarin 31 vjeçar. Së fundmi, ai ka shkëmbyer mesazhe flirtuese me aktoren 14 vjeçare. Millie Bobby Brown, aktorja e “Stranger Things” është pyetur për lidhjen e saj me Drake, pasi u shpreh në një event se “e do atë”.

millie bobby brown mtv vmas 1510065122 list handheld 0

“E takova në Australi dhe ishte fantastik. Një shok i mirë dhe model për t’u ndjekur. Folëm me mesazhe ditën tjetër dhe menjëherë nga mori malli për njëri-tjetrin.” ka thënë aktorja. Kjo mjaftoi për t’i bërë të gjithë të shpërthenin në komente kundër Drake. Sipas tyre, nuk është aspak normale që ai të ngacmojë një 14 vjeçare dhe duke u nisur nga fakti që Drake shpesh herë ka pas flirte me vajza shumë të reja në moshë, komentuesit nuk e kanë të vështirë të besojnë që edhe me 14 vjeçaren po ndodh e njejta gjë.