Mamaja e saj feston ditëlindjen, Dua Lipa i bën urimin e veçantë!

Showbiz

dua fam
Nëna e këngëtares së njohur, Dua Lipa feston sot ditëlindjen e saj. Në këtë ditë të veçantë për të nuk kanë munguar urimet nga njerëzit më të afërt, bashkëshorti dhe vajza. Nëpërmjet një urimi romantik në ‘Instagram’ Dukagjin Lipa, tregon se Anisa është miku më i mirë që ka në jetë. “Që nga fillimi deri në fund, ti je dashuria dhe shoku im më i mirë. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”,- shkruan Dukagjini.

dukagjin
Ndërsa Dua Lipa ka postuar një shkrim të gjatë ku e falënderon për gjithçka dhe çdo përpjekje që ka bërë për të dhe në fund e uron me fjalët më të bukura shqipe.
“Gëzuar ditëlindjen mami. Falë teje unë jam kjo që jam sot. Faleminderit që je kujdesur dhe ke qenë gjithmonë këtu për mua. Faleminderit për sinqeritetin dhe që më mësove të eci në rrugën e duhur, sepse më mësove të eci e lirë dhe në mënyrë të ashpër, prandaj unë mund të arrij gjithçka që kam në mendje. Pra, faleminderit për gjithçka ke bërë për mua dhe që po bën për familjen tonë. Të dua më shumë nga sa fjalët mund të thonë. Të dua nana edhe 100 të tjera”,- shkruan Dua Lipa.

dua lipa mam