Mamaja e Selena-s flet për herë të parë për ribashkimin e Justin

Showbiz

selenamother

Nëse ka një person që u duk se ishte kundër rikthimit të Selena Gomez me Justin Bieber ishte nëna e saj, kjo pasi këngëtarja ka vuajtur shumë pas ndarjes me të dhe kaloi një fazë pothuajse depresioni.

Tashmë nëna e saj, Mandy Teefey, foli haptazi përpara gazetarëve se nuk është e kënaqur që Selena dhe Justin janë bashkë përsëri.

Mandy la të kuptohet se gjërat mes saj dhe Bieber janë të akullta dhe nuk ka një komunikim me të edhe pse ka kaluar kohë që çifti janë ribashkuar.

Ajo ka mohuar se ndikon në vendimet e Selena-s duke thënë: “Unë nuk e kontrolloj dhe nuk ndikoj te ajo, sepse është e rritur tashmë dhe bën zgjedhjet e saj. Përsa kohë ajo është e lumtur dhe mirë me shëndet edhe unë jam”.

Mandy gjithashtu foli edhe për operacionin e vështirë për transplantin e veshkës, duke e cilësuar vajzën e saj si shumë të fortë dhe shumë të guximshme.