Marion Cotillard flet për marrëdhënien me Brad Pitt

Showbiz

bbbrad

Aktorja franceze Marion Cotillard, e cila aktualisht është shtatzënë por u përfol për shumë kohë se u bë arsyeja se pse Angelina dhe Brad Pitt u ndanë, ka vendosur të japë një intervistë ku ka folur edhe për marrëdhënien me Brad-in.

Marion i ka kundërshtuar në mënyrë kategorike të gjitha aludimet se ajo është arsyeja se pse u ndanë Jolie dhe Pitt. Ajo ka treguar se është ndierë mjaft mirë kur ka luajtur si protagoniste përkrah Brad Pitt, sepse ai është një njeri i mirë dhe aktor i mrekullueshëm.

“Ai është një njeri shumë i mirë, i shoqërueshëm dhe nuk është aspak e vështirë të kalosh mirë me të…”, – është shprehur Marion. /Blitz.al/