Selena Gomez dhe Zayn Malik në një lidhje romantike?

Showbiz

Selena Gomez javën e kaluar pa duke ecur në rrugët e New Yorkut pranë asistentes personale të këngëtarit Zayn Malik, Taryn Zimmerman. Ky takim, vetëm disa ditë përpara se të hapeshin fjalët se Gomez ishte parë në një takim sekret me Malik.

Thashethemet treguan se yjet e muzikës u panë ‘duke mbajtur duart e njëri-tjetrit dhe duke u puthur’ në një takim romantik. Kujtojmë se Malik është babai i një vajze dy- vjeçare nga lidhja e mëparshme  e dashurisë me modelen  e njohur Gigi Hadid.

Thashethemet e ditëve të fundit shkuan më tej duke rrëfyer se vogëlushja Khai, ka filluar të takohet me Selenën, dhe megjithëse dyshja nuk kanë bërë asnjë deklaratë zyrtare për momentin, po flitet se Zayn mendon se Selena është e mahnitshme dhe ka shumë dëshirë t’i marrë gjërat shtruar por edhe seriozisht, për të parë nëse gjithçka do të mbetet e tillë mes tyre edhe në të ardhmen.