Martohet Adele?

Showbiz

adadada2

Diva e muzikës pop, këngëtarja Adele ka qenë së fundmi në qender të mediave britanike, të cilat kanë ngritur spekulimet për një martesë të mundshme të këngëtares me Simon Konecki.

Dyshja në fjalë kanë disa vite që jetojnë së bashku, madje kanë edhe një djalë katër vjeçar, teksa fejesën e kanë bërë në tetor 2016.

Spekulimet për një martesë të mundshme mes tyre, lindën në momentin që Adele është fotografuar para pak ditësh në një prej dyqaneve në “Beverly Hills”.

Ajo është fotografuar nga paparacët, teksa në dorën e saj vërehej një unazë martese, gjë e cila ka mjaftuar që menjëherë të ngriten spekulime se ajo po martohet.

Së fundmi, 28 vjeçarja është shpallur edhe si “Artistja e Vitit”, me më së shumti çmime të fituara dhe njëkohësisht të ardhura të majme, që e bëjnë ndër këngëtaret më të paguara për vitin 2016.