Më në fund vjen konfirmimi me video: Elita dhe Gjiko së shpejti prindër!

Showbiz

gjikoooo8
Gjiko dhe Elita Rudi prej kohësh përfliten se do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti i njohur nuk kanë preferuar të tregojnë të vërtetën, sepse kanë zgjedhur ta pranojnë në një mënyrë mjaft të veçantë. Ditën e sotme, Gjiko ka publikuar këngën e tij më të re ‘Distanca’ dhe në klip shfaqet edhe Elita.

elita e1541942697926

Në fund të këngës të dy shihen të përqafuar bashkë në krevat dhe dallohet qartë barku i rrumbullakosur i Elitës.E vetmja gjë që ka ngelur është që Gjiko dhe Elita të zbulojnë edhe gjininë e bebit, pavarësisht se reperi në një intervistë të dhënë së fundmi tha se e rëndësishme është që fëmija të vijë në jetë i shëndetshëm.